15.7 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Muzeu i Nju Jorkut është duke ndërtuar aparatin e lojës ‘Donkey Kong’ më të madh në botë

Muzeu i Nju Jorkut, vend i cili është shtëpia e Sallës së Famës së Videolojërave Botërore njoftoi se po instalon një aparat arcade ‘Donkey Kong’ me lartësi prej 6 metrave, i projektuar për të qenë më i madhi në botë.

Në ndërkohë, Muzeu Kombëtar i Lojërave “Strong” në Rochester nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se po punon për të “krijuar lojën arcade më të madhe në botë, Donkey Kong”.

Ky aparat do të jetë rreth 370 për qind më i madh në dallim me madhësinë origjinale të aparatit arcade, por do të jetë funksional dhe në dispozicion për lojë, deklaruan nga muzeu.

Është planifikuar që madhësia e aparatit të jetë 6 metra, duke e tejkaluar atë të aparatit Tetris me madhësi prej 4.87 metrave, e që momentalisht e mbanë rekordin Guinness për aparatin arcade më të madh në botë.

Muzeu Strong tha se Nintendo America, e cila është pronare e lojës Donkey Kong dhe karaktereve të lidhura me të, ka ofruar të dhëna mbi projektin.

Debutimi i këtij aparati arcade do të bëhet ditën e 30 qershorit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img