Ujqërit që jetojnë në zonën e Çernobilit janë gjenetikisht të ndryshëm nga anëtarët e specieve të tyre që jetojnë jashtë zonës së kontaminuar nga rrezatimi dhe kanë zhvilluar rezistencë ndaj kancerit gjatë viteve, sipas studimit të fundit nga studiuesit amerikanë.
Gjenomi i këtyre kafshëve ka pësuar mutacion dhe tani ato janë më rezistente ndaj zhvillimit të qelizave kancerogjene, që do të thotë se duke i studiuar ato, mund të jetë e mundur të gjendet një zgjidhje e re në luftën kundër kancerit, shkruan New York Post.
Në një studim të botuar javën e kaluar, shkencëtarët e Princeton zbuluan se kafshët e egra ishin në gjendje të ndryshonin dhe t’i mbijetonin niveleve të larta të rrezatimit që goditi zonën pasi reaktori bërthamor në termocentralin e Çernobilit shpërtheu në 1986 – fatkeqësia më e keqe bërthamore në historinë e planet..
Njerëzit u larguan nga zona për shkak të rrezatimit të lartë dhe një zonë prej 1000 miljesh katrore u rrethua për të parandaluar ekspozimin e mëtejshëm të njerëzve.
Megjithatë, jeta e egër që është rikthyer në zonë – duke përfshirë tufat e ujqërve – nuk ndikohet nga ekspozimi kronik i rrezatimit.
Biologia evolucionare dhe ekotoksikologia Cara Love, e cila punon në laboratorin Shane Campbell-Stayton në Universitetin Princeton, ka studiuar se si ujqërit me mutacion kanë evoluar për të mbijetuar në një mjedis radioaktiv që nga viti 2014.
Nga studimi rezultoi se sistemi imunitar i ujqërve të Çernobilit dukej i ndryshëm nga të tjerët – i ngjashëm me atë të pacientëve me kancer që i nënshtroheshin terapisë me rrezatim, zbuluan studiuesit.Janë zbuluar gjithashtu gjenome specifike që me shumë gjasa i bëjnë ato rezistente ndaj një rreziku në rritje të kancerit.
Studimi i fundit mund të jetë çelësi për të hetuar se si mutacionet e gjeneve te njerëzit mund të rrisin mundësinë për të mbijetuar nga kanceri.