4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit u dogjën nga zjarri në IML

Një kat i Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e së martës.

RTV Dukagjini ka raportuar duke u thirrur në burime se nga zjarri që përfshiu dy zyre në objektin e IML’së, janë djegur edhe mustaqet e heroit kombëtar, Adem Jashari e pjesë të trupit të Isa Boletinit.

Sipas këtij mediumi, ato kanë qenë të ruajtura ngjitur me zyren e mjeko-ligjorit Valon Hyseni, që është një prej zyrave që u kaplua nga zjarri.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ende nuk ka dal me një rezultat përfundimtar se çka e shkaktoi zjarrin.

“Ju njoftojmë se aktualisht ndaj këtij rasti po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me institucionet relevante, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Ndonëse jo Prokuroria, detaje tjera dha Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që thotë se dyshimet e para janë tek sistemi elektrik.

“Sipas informacioneve të para nga ata dhe ato i kemi siguruar dje në orët e vona të mbrëmjes, ka pasur një defekt në sistemin elektrik, mirëpo ka diskutime për brenda vet ekspertëve dhe stafit të mjekësisë ligjore që mund të jetë shkaku prej kohës që është ndërtuar ai objekt”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Haxhiu e quan fat në fatkeqësi faktin që ai zjarrë nuk ka prekur e nuk ka dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivin e këtij institucioni.

Për shkak të rëndësise dhe materialeve sensitive që bartë ky institucion, ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë sugjeron që të ketë më shumë kujdes rreth këtyre problemeve.

“Duhet kihet parasysh që IML është institucion shumë me rendësi ku në kuadër të këtij institucioni pos egzaminimeve, dhe ekspertizave që realizohen ato edhe ruhen për një periudhë të caktuar andaj duhet te kihet kujdes dhe qasje në bazë të materialeve dhe gjësendeve që ndodhën aty”, ka thënë Ardian Bajraktari.

Kjo nuk është hera e parë që IML është kapluar nga zjarri, e njejta kishte ndodhur edhe në mars të këtij viti ndonëse me dëme me të vogla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img