0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Mustafi thotë se në takimet në ShBA kanë dorëzuar të dhëna për gjendjen e shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, është duke qëndruar bashkë me delegacionin shqiptar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë vizitë, delegacioni nga Lugina është duke përfaqësuar kërkesat dhe gjendjen aktuale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Mustafi, në një intervistë për Indeksonline, ka thënë se në vazhdën e takimeve me shumë senatorë dhe figura të larta të politikës amerikane janë duke marrë përkrahje të madhe për Luginën.

“Kjo është vizita e katërt e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, madje e imja është e dyta sa i përket avokimit për të drejtat kolektive dhe liritë individuale për shqiptarët në Luginë të Preshevës” tha Mustafi për Indeksonline.

Ai tha se ky projekt i Këshillit Kombëtar Shqiptar u bë në bashkëpunim me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Ajo që për neve në këtë vizitë është e rëndësishme është se kemi pasë briefing me senatorë dhe kongrësistë, të cilët janë gjithashtu pjesë e grupit për çështjet e shqiptarëve në Senat dhe Kongres. Ajo çka për neve është e rëndësishme, është që Senati dhe Kongresi të mbajnë përgjegjës Departamentin dhe posaçërisht pjesa që lidhet me zhvillimet në Luginë të Preshevës. Në diskutimet tona të përbashkëta kanë lindur iniciativa që shumë shpejt besoj do të kenë hapësirë veprimi dhe do të ndikojnë për më shumë barazi dhe liri për shqiptarët e Luginës së Preshevës” shtoi ai.

Mustafi thotë se para takimeve, kanë dorëzuar dëshmitë me të dhëna dhe shifra empirike lidhur me gjendjen dhe zhvillimet në mesin e shqiptarëve në Luginë.

“Sot, përtej asaj, ne kemi zero prokurorë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kemi diku rreth 2.7% të gjykatësve. Nga 216 gjykatës sa janë në nivel të fqinjës, ka vetëm katër gjykatës shqiptarë. Në polici diku jemi rreth 28% në polici multietnike. Në kadastër nuk kemi farë shqiptarë, madje në Kryqin e Kuq në Bujanoc nuk kemi fare shqiptarë. Në të gjitha institucionet publike në Preshevë, Bunaoc dhe Medvegjë, ose është në menyrë simbolike përfshirja e shqiptarëve në këto institucione, ose nuk ka fare shqiptarë aty” deklaroi Mustafi.

Ai deklaron se komuniteti shqiptar në shtetin fqinj është shumë i interesuar që të merret me më shumë prioritet dhe të jetë i përfshirë në çështjen e marrëveshjes finale në dialogun Kosovë-Serbi./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img