Site icon PrishtinaPress

Mustafi ngacmon Shqipërim Arifin më një video: Vuçiq duket se shumë të ka në qejf

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar, Ragmi Mustafi e ka ngacmuar kreun e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifin, pasi fjalët e këtij të fundit i ka cituar presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic në një konferencë për media pas takimit që kishte pasur me përfaqësuesit e Listës Serbe në Rashkë.

Mustafi thotë se duket që Vucicit i pëlqen Shqipërim Arifi meqë zgjedh për ta cituar në një konferencë për media lidhur me fjalët që Arifi ka thënë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

“Presidenti Vuçiq i shoqëruar nga kabineti qeveritar në takim me Listën Serbe dhe mbështetësit e saj në Raška ta citon kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifi se cka ka premtua presidentja Osmani.Presidenti Vuçiq si duket shumë n’qef e ka Shqiprimin!?”, ka shkruar Mustafi në twitter.

 

Exit mobile version