Site icon PrishtinaPress

Mustafi: Lugina nuk kërkon reciprocitet për barrikada, por për të drejta

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, ka ngjallur kureshtjen e madhe edhe tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ata në vazhdimësi kanë kërkuar reciprocitet të të drejtave, siç trajtohen serbët në Kosovë, të trajtohen edhe shqiptarët në Serbi.

Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, në Klan Kosova ka thënë se Lugina nuk është e instrumentalizuar nga Kosova, dhe nuk përdoret për qëllime siq përdoret Lista Serbe nga ana e Aleksandar Vuçiqit.

I pyetur se a mund të veprojnë njëjtë edhe në Luginë, sikurse serbët në veri, duke vendosur barrikada, Mustafi në Sytë 7, tha se Lugina nuk ka kërkuar reciprocitet në tensionim të situatës e në vendosje të barrikadave, porse duan të drejta të barabarta kushtetuese e ligjore në Serbi, sikurse serbët në Kosovë./Prishtinapress/

Exit mobile version