Shkodran Mustafi gjithnjë e më afër Arsenalit.
Kështu raportojnë mediat britanike, të cilat shkruajnë se mbrojtësi shqiptar do të kalojë në radhët e klubit anglez ditën e premte.
E gjithë kjo pasi ekipi spanjoll i Valencias tashmë është shumë pran transferimit të qendërmbrojtësit francez të Manchester Cityt, Eliaquim Mangalam, transmeton Telegrafi.
Dje u raportua se Gunners kanë rritur ofertën për Mustafin në 35 milionë euro, ndërsa në rast dështimi, atëherë Arsenali do ta transferojë ish-qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, Johhny Evans.
Kujtojmë se Shkodrani do të bëhej futbollisti i dytë shqiptar në radhët e Arsenalit pas Granit Xhakës, i cili u transferua nga Borrusia Moenchebgladbach.