Kryetari i këshillit kombëtar të shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafi ka pritur në takim komisarin e lartë për pakicat kombëtare në Hagë, Ambasadorin Kairat Abdrakhmanov, me të cilin kanë diskutuar për diskriminimin e pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë.
Mustafi ka shkruar në Facebook se raportet ndërkombëtare janë matës e presion disiplinues ndaj autoriteteve diskriminuese. /Prishtinapress/