Arsenali ka fituar ndaj Southamptonit në Emirates.
Topçinjtë kanë fituar me rezultat 2-1, ndërsa në realitet ishte një ndeshje e balancuar.
Goli i parë në këtë takim erdhi pas një nga goditje të bukur nga Dusan Tadic, por që në fund ishte një auto-gol nga Petr Cech.
Laurent Koscielny e barazoi rezultatin në këtë ndeshje me një gol të bukur në minutën 29-të dhe me rezultatin 1-1 përfundoi edhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte aktive në mesfushë, por me pak raste. Ndërsa goli i fitores erdhi nga Santi Cazorla nga pika e bardhë.
Në këtë takim nga minuta e parë luajti edhe Shkodran Mustafi dhe ishte një debutim fantastik nga shqiptari.