Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për gjithë këto vite, rivale politike e kanë pasur Partinë Demokratike të Kosovës.
Mustafa është shprehur se Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit nuk e kanë bërë hesap.
“Në qoftëse kemi pasur rivalitete, kemi pasur me PDK’në. VV’në nuk e kemi bërë hesap, luftën se kush po del i pari a i dyti e kemi pasur me PDK’në”, ka thënë Mustafa në RTK.
“Kemi pasur abuzime me vota e në teren, kemi pasur problem edhe për koalicionin. Janë akuza të pabaza, sepse dëshirojnë të jenë vetë të pastër, sepse ne nuk kemi të përbashkët asgjë”, tha ai.