Site icon PrishtinaPress

Mustafa viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Një ndër vizitat më emocionale të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka vizituar në Hagë, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim. 

Mustafa ka shkruar në Facebook se kjo ishte një ndër vizitat më emocionale të jetës së tij.

“ Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjith ishin mirë!Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë.Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush!#MeÇLIRIMTARËT#LiriaKaEmër”.

Exit mobile version