-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Ura duhet të hapet – s’u hap pasi Kosova s’ka arritur ta bindë NATO-n

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, e ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie se ura mbi Lumin Ibër duhet të hapet, teksa bëri thirrje që të injorohet propaganda.

Sipas tij, Ura e Ibrit nuk është hapur sepse shteti i Kosovës nuk ka arritur ta bindë NATO-n për një gjë të tillë.

“Nuk ka faktor politik shqiptar që ka qëndrim ndryshe mbi këtë çështje tash e 25 vjet! Ura nuk është hapur sepse shteti i Kosovës nuk ka arritur të bindë NATO-n për një gjë të tillë. Sa shpenzon kohë ky pushtet popullist e propagandues në betejën për vota me faktorin shqiptar, ta shpenzojë këtë kohë me bindjen e ushtarëve të NATO-s që sot janë mbi urë”, shkroi Mustafa.

Dy ditë më parë, institucionet e Kosovës kanë bërë inspektimin e Urës së Ibrit e po ashtu edhe testime fizike, ku kamionë me pesha të rënda kanë qëndruar për disa minuta mbi të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img