1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa thotë se po hetohen 50 zyrtarë për korrupsion

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur në lidhje me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Kosovë. Sipas tij për aq sa është punuar në këtë fushë po aq janë perceptimet për prezencën e korrupsionit në vend. Mustafa po ashtu kritikoi edhe raportin e Transparency Internacional, i cili sipas tij mund t’i ketë dy fytyra për Kosovën.
“Në njërën anë thuhet se Kosova qëndron mirë në luftën kundër korrupsionit .Dhe e dyta se qytetarët e shohin korrupsionin si problemin më të madh dhe institucionet s’po bëjnë sa duhet. Ka dallim të madh mes perceptimit dhe ballafaqimit të qytetarëve me korrupsionin”, tha Mustafa.
Ai ka thënë se janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion si dhe janë ngritur një numër i madh i aktakuzave për krim të organizuar. Kryeministri tutje ka bërë thirrje që të ketë bashkëpunim nga të gjithë për ta luftuar korrupsionin por ka thënë se duhet të paraqitet gjendja reale, e jo që Kosova të “paraqitet si shtet i korruptuar sepse kështu e izolojmë vete.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img