2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa thotë se investime e huaja rriten kur evitohet lufta primitive për pushtet

Deputeti i LDK’së, Muhamet Mustafa ka thënë se eliminimi i luftës primitive për pushtet sjell investitorët e huaj në Kosovë pasi është krijuar edhe infrastrukturë e re Ligjore me hyrjen në fuqi të Ligjit për Investime Strategjike.

Ai ka thënë se duhet përmirësuar edhe imazhin e Shtetit dhe forcuar shtetin ligjor në mënyrë që investimet e huaja të rriten.

“Për të fuqizuar trendin e investimeve mbetet që krahas kësaj të përmirësojmë iamzhine vendit, të fuqizojmë shtetin ligjor dhe të evitojmë luftën primitive politike për pushtet”, ka shkruar Mustafa, në një reagim në FB, transmeton Gazeta Express.

Ligji për Investime Strategjike ishte miratuar në Parlament por ishte dërguar nga Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e tij. Ky institucion ka vlerësuar se gjithçka është në rregull me këtë ligj, i cili zvogëlon procedurat burokratike kur dikush investon në Kosovë.

“Pas një vlerësimi pozitiv në Gjykatën Kushtetuese, pas shumë debatesh në Kuvend gjatë vitit të kaluar, shpejt do të hyj në fuqi LIgji mbi investimet strategjike -. njëri nga dy ligjet, krahas atij për Trepçën, në të cilat, krahas Qeverisë, investoi shumë edhe Komisioni I Kuvendit për Zhvillim Ekonomik. Përveç të tjerave ky ligj pritet të ndikojë pozitivisht për dy arësye: (1) Të lehtesojë marrëveshjet për investime me investitor që kanë një emer të njohur dhe (2) Të sigurojë që procedurat e lejeve dhe dokumentacionete të jenë efikase dhe mos të dekurajojnë investitorët siç ka qenë rast deri tani. Ligji përcakton që koha e zgjatjes se proceurve mund të marrë të shumtën 2 muaj”, ka shkruar ai.

“Kosova duhet të rris ë inevstimet nga 25% të GDP në 30-32% të GDP , duhet të tërheq, çmojë dhe mbështet investitorët dhe ky Ligj është në dobi të kësaj”, ka shtuar Mustafa

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img