Fundi i muajit qershor do të jetë përcaktues nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kështu thotë Kryeministri Isa Mustafa.
Në emisioni ‘Rubikon’ në KTV ka thënë se nëse deri atëherë nuk arrihet të zgjidhet çështja e liberalizimit të vizave me votimin e Demarkacionit ose me mirëkuptimin e BE’së për këtë kusht do të duhet që të ulet me partnerin e koalicionit PDK’në për të rishqyrtuar vazhdimin e punës së kësaj legjislature të Kuvendit dhe Qeverisë.
Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se demarkacioni me Malin e Zi është i drejtë, por ka shtuar se Qeveria nuk do ta dërgojë për ratifikim në Kuvend gjatë këtij muaji.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se për këtë ka kohë deri në fund të muajit maj.