Ish-zv/ministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka ngritur dyshimet se shumë prindër mund të keqpërdorin mjetet e dedikuara për blerjen e teksteve shkollore.
E për këtë, ai bënë thirrje që të themelohen komisionet e veçanta.
“Tani Ministria e Arsimit duhet të themelojë komisionet e veçanta në bashkëpunim me drejtoritë rajonale të arsimit, në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe mësimdhënës, në mënyrë që pastaj të verifikojnë se a mund të ketë edhe keqpërdorime nga ana e ndonjë prindi”, deklaroi ai për Front Online.