-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Tahiri, Shala apo Bahtiri nuk duhet të guxojnë të vendosin në dëm të shtetit

Ish- komandanti i Zonës Operative të Llapit gjatë luftës së UÇK-së, tash zyrtar i lartë në PDK, Rrustem Mustafa –Remi, i ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, që të ketë kujdes të veçantë në përzgjedhjen e ekipit negociues kosovar në bisedimet me Serbinë me ndërmjetësimin e Brukselit.
Sipas Mustafës, asnjë nga përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel nuk guxon të bëjë marrëveshje të cilat mund ta cenojnë interesin dhe integritetin e vendit, siç është muri në Mitrovicë.
Deklarata e Mustafës në drejtim të kryeministrit, vjen pas debatit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët në një seancë maratonike adresuan kritika të shumta në drejtim të qeverisë për paaftësinë e funksionalizimit të institucioneve të Kosovës në Mitrovicën veriore .
Lexoni postimin pa ndërhyrje të Rrustem Mustafës- Remit:
Kryeministri (duhet te) kujdeset kush nga zyrtarët e ngarkuar në bisedimet që përfaqsojnë vendin, ata domosdo duhet të kenë ndjeshmëri për vendin tonë
Askush nga grupi për bisedime me Serbin, Edita, Shala apo Bahtiri nuk duhet të guxojnë, që të vendosin për diçka në dëm të funksionalizimit (muri,ngushtim rruge pergjat ures apo diçka tjeter) të qytetit në Mitrovicë.
Shteti nuk do të lejon asnjë vendim marrje nga jashtë dhe as nga grupet formale apo jo formale të shtyra nga kush do qofshin ato.
Ndjesia e rritur ndaj lirisë, duhet të jetë më e madhe për zyrtarët shtetëror…
Duhet siguri e mençur (intelegjente) zhvillimore në Ballkan. Kontributi jonë i rëndësishëm për regjionin, i domosdoshëm për kombin.
Duke ndihmuar në ambijentimin e përhershem te NATO-së, ne regjionin tonë, ne do të lëvizim drejt qytetërimit, modern, europian
Ndryshe, në debatin  e zhvilluar në parlamentin e Kosovës, i cili zgjati deri në orët e vona gjatë kësaj jave që lamë pas, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli , u zotuan se muri i ndërtuar shume shpejt do të rrënohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img