1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Suedia, partner i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti ambasadorin e parë rezident të Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.
Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së Suedisë për Kosovën.
Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë faktin se tashmë Suedia përfaqësohet me ambasador rezident në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë.
Mustafa e njoftoi ambasadorin Nilsson për progresin në Kosovë si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, avancimin e proceseve eurointegruese dhe fuqizimin e shtetit.
“Suedia me përkrahjen e saj të shumanshme për qytetarët e Kosovës është shndërruar në një prej shteteve partnere shumë të rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, theksoi përkushtimin e mëtejmë të Suedisë dhe vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ambasadori Nilsson, po ashtu, vlerësoi të arritura e deritashme dhe perspektivën zhvillimore të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img