Site icon PrishtinaPress

Mustafa: Struktura paralele serbe ka nëpër gjithë Kosovë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa paraqiti interpelancën vet për situatën në veri të vendit me kërkesë të Vetëvendosje.

Mustafa theksoi se situata në veri duhet vështruar si njësi situatën në vendin tonë, transmeton Koha.net.

Ai shtoi se strukturat paralele, përkundër se është fikur e ashtuquajtura Civilina Zashtita, vazhdojnë të veprojnë në këtë pjesë të vendit. Madje, tha ai, struktura paralele ka gjithandej nëpër Kosovë dhe me këtë Serbia po përpiqet të thotë se e ka nën kontroll vendin.

Në vazhdim Msutafa përmendi edhe bisedat që po zhvillohen me Serbinë e në veçanti ato që u zhvilluan në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit ndërmjet krerëve të Kosovës e të Serbisë. Bisedat edhe pse i quajti të vështira, ai i vlerësoi të suksesshme.

Mustafa ia faturoi Qeverisë dhe koalicionit qeveritar ndalimin trenit nacionalist serbe në Rashkë dhe rrënimin e murit në Mitrovicë.

Exit mobile version