0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: S’kam marrë përgjigje të saktë nga Lista Srpska për Demarkacionin (Video)

Kryeministri Isa Mustafa thotë se ende nuk ka marrë përgjigje të saktë nga Lista Serbe për demarkacionin me Malin e Zi.

‘Nuk ka ndonjë kusht. Kam diskutu edhe me shefin e grupit parlamentar të Listës Serbe dhe i kam thënë se a janë ata të gatshëm të votojnë, ose të marrin pjesë në votim për çështjen e Demarkacionit. Nuk më ka dhënë përgjigje të saktë por ka thënë se së pari duhet të zgjidhim çështjet e zëvendësministrave ministrave”, tha Mustafa në Rubikon të KTV’së.

Ndërkohë thotë se ai nuk e ka as edhe një dilemë lidhur me saktësinë e Demarkacionit, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të opozitës.

“Kam bërë maksimumin që të qartësoj dilemat deri tani. Komisioni Kombëtar e ka bërë shënjimin e vijave kufitare, e ka bërë edhe komisioni i caktuar nga Presidentja Atifete Jahjaga, Departamenti i Shtetit Amerikan i kanë kërkuar dy herë hartat për ta verifikuar atë, kam biseduar me qytetarët e Rugovës, i kam lutur që nëse kanë ndonjë dokument të cilët e provojnë atë, do ta rishikojmë edhe një herë”, ka thënë Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img