Site icon PrishtinaPress

Mustafa: S’ka vendim për prishjen e koalicionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar sot se nuk ka ndonjë vendim për prishjen e koalicionit në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës apo mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mustafa në përurimin e fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugëve Prishtinë-Veternik tha se vendi është duke u qeverisur mirë.

Duke folur për mundësinë e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, Mustafa tha se kjo mbetet në duart e deputetëve.

“Çështja e demarkacionit për dërgimin e projektligjit mbetet çështje e marrëveshjeve ndërmjet partnerëve. Ne në momentin që do t’i kemi prezentë deputetët në Kuvend edhe ata të Listës Serbe, sigurisht, se do të procedohet me një marrëveshje paraprake me partnerin kryesor PDK-në. Është përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ata të vendosin pastaj, se a janë në gjendje që të marrin një vendim që t’i nxjerrin nga izolimi qytetarët e vendit, apo dëshirojnë që për kauza politike edhe për teke tjera t’i lënë qytetarët në izolim. Dhe mbetet pastaj që çdo njeri ta marrë përgjegjësinë e vet për vendimin që e merr”, tha kryeministri Mustafa.

Exit mobile version