1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa shpreson për ratifikim të demarkacionit, edhe një tiradë kundër opozitës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po e pret me ankth debatin për demarkacion Kosovë- Mali i Zi që është paralajmëruar të mbahet më 3 gusht, transmeton Koha.net.

Para kësaj dite, që me gjasë për të është Dita D, Mustafa ka dhënë edhe instruksionet e veta se nga ç’anë duhet orientuar debatin. Ai, lidhur me këtë, kërkon që ekspertët të thonë se cilët hektarë tokë i ka humbur Kosova sipas Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa përkujton se pavarësia e Kosovës është shpallur në mbi bazë të pakos së Ahtisaarit.
Kryeministri, duke shpresuar se Marrëveshja do të ratifikohet me votim nga të gjithë deputetët, sërish ka akuzuar opozitën, për siç ka thënë ai, se qytetarët nuk mund ta paguajnë çmimin e izolimit për shkak të agjendave politike të opozitës dhe politikave populliste të disa individëve
Çfarë pres nga debati i 3 gushtit për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi?
Pres të epet përgjigja se cilët 12,000 apo 8,200 hektarë i humbi Kosova në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Opozita dhe ekspertët e saj që krijuan këtë kauzë, për kuptimin tim të pavërtetë dhe të paqëndrueshme, e kanë shansin të faktojnë se cila komunë, cili vendbanim, cili fshat, cila zonë kadastrale është zvogëluar në krahasim me atë që ka qenë para nënshkrimit të Marrëveshjen për Kufirin me Malin e Zi.
Trajtimet teorike të të drejtës ndërkombëtare nuk na ndihmojnë shumë, nëse nuk jepet përgjigja konkrete në kauzën se i është falur territor Malit të Zi, respektivisht se Kosova ka humbur 8,200 apo 12 mijë hektar në këtë proces. A janë këta hektarët që ne i kemi administruar në periudhën e viteve 1974 (përkatësisht më 31 dhjetor të vitit 1988) apo është fjala për tokë të askujt “terra nullius” të cilën kemi pasur shans ta fitojmë por jemi treguar të ngathët?!. Apo as njëra dhe as tjetra!
Pavarësinë e kemi shpallur mbi bazën e Pakos së Ahtisarit me obligim se do ta zbatojmë Aneksin 8 të kësaj pakoje gjatë përcaktimit të kufijve të vendit tonë. Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e vitit 2015, e iniciuar nga AAK kërkon që shënimi i vijës kufitare të bëhet në harmoni me Kushtetutën e vitit 1974. Kjo Kushtetutë në nenin 3 thotë se territorin e KSA e përbëjnë territoret e komunave të tanishme. Janë evidencat e sakta për territorin e asaj kohe për çdo komunë dhe për çdo zonë kadastrale.
Në këtë proces, as Kosova sikurse dhe as vendet e tjera, nuk mund të rregullojnë padrejtësitë historike.
Në qoftë se vërtetohet se Kosova i ka humbur hektarët, për të cilët trumbetohet, atëherë për këtë do ta bartin përgjegjësinë ata që e kanë bërë, nëse nuk ofrohen fakte, përgjegjësia mbetet te ata që deshën ta kallin Kosovën për këtë kauzë.
E vërteta është në shesh, prandaj besoj shumë se Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi do të votohet nga të gjithë deputetët dhe do të krijohen kushtet që të përfitojnë të gjithë qytetarët tanë nga liberalizimi i vizave si dhe të qohen përpara proceset e tjera me rëndësi jetike për vendin tonë.
Qytetarët nuk mund ta paguajnë çmimin e izolimit për shkak të agjendave politike të opozitës dhe politikave populliste të disa individëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img