3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Serbia murin e ka bërë me qëllim

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa deklaroi në emisionin “Debat”, në RTK se Serbët me muri vetën po e izolojnë dhe se kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë tema më e rëndësishme në Kosovë.
Ai tha se Serbia këtë e ka bërë me qëllim që të hap një tem të re në vendin tonë. “Për këtë muri në veri nuk ka qenë i njoftuar askush”. Ai tha se nuk mund të jetë në dijeni për diçka që nuk ka qenë e dukshme, por pasi është ndërtuar muri atëherë është parë se çka po ndodh.
Muri tha ai ësht pa leje dhe argument jo vetëm fizik i ndarjes por edhe kushtetues për komunikimin e qytetarëve të përkatësive etnike e fetare.
“Megjithatë në asnjë rast nuk duhet të lidhemi për atë muri, sepse kemi shumë gjëra tjera me të cilat duhet të merremi”, tha Mustafa.
Mustafa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe se deshën apo jo ata në një periudhë të shkurtër do ta pranojnë këtë fakt.
Mustafa tha se në dialog nuk ka hasur as nga ana e Serbisë çështjen e ndarjes së Kosovës.
Kryeministri i vendit tha se asnjëherë Qeveria e Serbisë nuk mund të vendos për agjë dhe as për ministra, sepse nuk do tu jepet shansa asnjëherë “Ata të cilët janë të interesuar të punojnë për serbët e Kosovës është e mirë, por nuk do të mund të zbatojnë urdhëra apo politika të Beogradit. Në Prishtinë, ata do ti realizojnë politikat e Republikës së Kosovës”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img