3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Rrugën e Kosovës drejt të ardhmes nuk mund ta bllokoj askush

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka theksuar se kemi pasur një javë shumë domethënëse për Kosovën.
Gjithashtu sipas tij rrugën e Kosovës drejt të ardhmes nuk mund ta bllokoj askush dhe sipas tij kjo gjë është duke u dëshmuar në praktikë dhe në terren, dita e ditës, shkruan Indeksonline.
Ky është postim i plotë;
Të dashur qytetarë, Patëm një javë shumë domethënëse për Kosovën.
Festuam 28 Nëntorin, morëm njohjen shumë të rëndësishme nga Singapori, ratifikuam Marrëveshjen e IPA-s me BE-në që na mundëson tërheqjen e 78 milionë eurove, si dhe përkujtuam Presidentin Rugova në 72 vjetorin e lindjes.
Po ashtu, bashkë me dy ministra mora pjesë në përurimin e urës që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës. Përkundër propagandës agresive të Beogradit, ju them me kënaqësi se Republika e Kosovës me vendosmëri po e fuqizon subjektivitetin e saj shtetëror, në të gjitha aspektet.
Listës së gjatë të sukseseve në ekonomi, procese integruese e fusha të tjera, po i shtohen edhe të arritura konkrete në shtrirjen e sovranitetit dhe fuqizimin e shtetësisë.
Rrugën e Kosovës drejt të ardhmes nuk mund ta bllokoj askush dhe në këtë rrugë nuk mund të na vonojë askush. Këtë po e dëshmojmë në praktikë dhe në terren, dita e ditës!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img