-1.3 C
Pristina
Saturday, January 4, 2025

Buy now

spot_img

Mustafa: Rritja ekonomike e ulët, nuk përmirësohet mirëqenia me 100 euro

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka folur për zhvillimet e ekonomisë në Kosovë.

Mustafa thotë se rritja ekonomike aktuale, rreth 4% është e ulët dhe nuk siguron standard të nevojshëm të jetesës dhe konkurrues me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Varfëria është dy herë me e lartë se papunësia”, tha Mustafa për Express. 

Sipas Mustafës, inflacioni nuk zbutet me shtesa 100 eurosh, por me rritjen e të ardhurave në sektorin publik, si dhe zhvillimin e sektorit privat.

Tutje, Mustafa ka thënë se Kosova ka nevojë për një rritje më të madhe ekonomike, e jo vetëm të krahasohet me vendet e Ballkanit.

Ish-kryeministri i Kosovës kritikoi kryeministrin aktual Albin Kurtin për qasjen ndaj bizneseve të mëdha, duke thënë se këto biznese numërohen me gishta.

“Në Kosovë mund të numërohen në gishta kompanitë e mëdha private. Ato luajnë një rol të madh në punësim dhe në mbushjen e arkës së shtetit nga tatimet. Përdorimi pezhorativ i fjalës oligark për bizneset e mëdha është pasojë e mentalitetit që është në kundërshtim me ekonominë e lirë të tregut”, ka thënë Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img