Koordinatori i Departamentit të Financave në PDK, Arben Mustafa ka reaguar për rritjen e koeficientit, duke thënë se kjo qeveri është e harrnimeve.
Ai është shprehur se nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u harrnuar me, siç tha, nga gjysëm koeficienti, përcjell Klankosova.tv.
“Qeveri e harrnimeve! Një qeveri që tërë mandatin e ka shpenzu tu shpërnda lëmoshë, po e përfundon mandatin duke premtu vazhdim të lëmoshës”.
“Nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u harrnuar me nga gjysëm koeficienti! Tani është koha të ecim përpara me Kryeministrin Bedri Hamza, për përmirësim të vërtetë të jetës në Kosovë”, ka shkruar tutje Mustafa.