2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Qeveria Kurti e shkeli pareshtur Kushtetutën

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria Kurti e ka shkelur pareshtur Kushtetutën.

Ai këtë e ka thënë në një intervistë për Klan Kosovën, duke shtuar se është qeveria e vetme që mburren me rritje ekonomike të 2021-ës.

“E shkeli pareshtur Kushtetutën, përmes ligjeve që Gjykata Kushtetuese i konstatoi në mënyre eksplicite si jokushtetuese dhe vazhdon të prodhojë ligje të tilla, sepse e pengon Kushtetuta, siç e pengon çdo pushtet që instalohet me mashtrime dhe dhunë. Dialogun me Serbinë e barti nga dialogu politik për zgjidhje përfundimtare me njohje reciproke në dialog për siguri, me zgjidhje autonomi politike dhe territoriale të serbeve të veshur me petkun e vetëmenaxhimit”, thotë Mustafa.

“Në Qeverinë Kurti 1, LDK ka pasur njerëz me kompetencë, përvojë dhe dije në krye të dikastereve qeveritare, kanë filluar të punojnë mirë, por nga dita e fillimit të punës, VV filloi të bëjë sondazhe dhe propagandë partiake, duke mos respektuar zotimet për punë dhe rezultate të përbashkëta. VV acaroi  marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me SHBA-të, duke këmbëngulur në tarifa tregtare ndaj Serbisë, për çfarë kishte kërkesa të qarta të SHBA-së dhe vendeve të BE-së që të hiqen, në mënyre që të rikrijoheshin mundësitë për dialog. Situata eskaloi me shkarkimin e ministrit Veliu, pa konsultim dhe njoftim të LDK-së, që së bashku me mospajtimet dhe divergjencat tjera qoi në prishje të koalicionit. VV nuk e kishte hallin për cilësinë e qeverisjes së vendit dhe as për fatin e shtetit por promovonte politika popullsitë që pinin ujë te ata që nuk kishin qenë asnjëherë aksionarë të themelimit të shtetit të Kosovës, por të kontestimit dhe të pengimit të tij”, vijon ai.

“Fluksi i ikjes së të rinjve nga Kosova është i lartë. Të dhënat e Barometrit Ballkanik, flasin se këtë vit 57 për qind e të anketuarve kanë treguar gatishmëri të ikin  jashtë për të kërkuar punë (14 pikë përqindje më shumë sesa në vitin 2020, para ardhjes së kësaj qeverie)”, ka thënë Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img