“Ky projektligj në afatin ligjor do të kthehet në rrugën përkatëse. Opinionet janë marrë dhe janë duke u realizuar në Zyrën e Kryeministrit pra në zyrat përkatëse dhe ajo do të arrijë në kuvend në afatin ligjor”, thotë ai, raporton Ekonomia Online.
“Unë jam i bindur që ushtria duhet të bëhet, por këtë do ta bëjmë dhe duhet ta bëjmë në bashkëpunim dhe partneritet edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Nato-s sepse edhe ashtu e kemi themeluar si FSK-në, e kemi ndërtuar në partneritet të plotë me SHBA-të dhe NATO-n. Unë mendoj se në këtë formë duhet të vazhdohet dhe askush nuk ka dëshirë që t’i ikë këtij partneriteti sepse vetëm në këtë formë ne do ta keni një ushtri të mirëfilltë dhe unë mendoj se do të kemi një koordinim të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës që kjo të bëhet në këtë formë dhe do të arrijmë ta bëjmë ushtrinë.
Këto deklarata kreu i Qeverisë i bëri gjatë një vizite që realizoi në Mitrovicë, ku u njoh për së afërmi me gjendjen në të cilën operojnë bizneset në këtë rajon.