Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kishte prishur koalicionin me Lëvizjes Vetëvendosje dhe kishte rrëzuar Qeverinë Kurti I, për shkak të qëndrimeve e tyre në lidhje me ShBA-në.
Mustafa ka shtuar se nukishin pajtuar me politikën kundërshtuese ndaj ShBA-së, si partnere strategjike e Kosovës.
“Vënia në krizë e raporteve me SHBA-të por edhe me BE-në është sfidë e madhe për Kosovën si shtet i ri dhe akoma i papërfunduar në OKB dhe i panjohur nga 5 vende të BE-së.Sa isha kryetar i LDK-së e prisha koalicionin me VV-në dhe e rrëzova Qeverinë Kurti, sepse nuk pajtohesha me politikën kundërshtuese ndaj SHBA-së, si partnere strategjike e Kosovës.” – ka thënë Mustafa për Gazetën Express.
“Rrezikova LDK-në, e cila pagoi çmimin e madh për sigurinë dhe shtetin e Kosovës. Por atëherë ishte pak më ndryshe, sepse përderisa administrata amerikane shprehte mospajtime me Qeverinë Kurti ( ku ishte edhe LDK), përfaqësuesit amerikan, gjerman, francez e britanez në Kosovë ishin me Kurtin dhe për Kurtin.” – ka thënë Mustafa.