2.2 C
Pristina
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

spot_img

Mustafa: Prisha koalicionin me VV-në sepse nuk pajtohesha me politikën kundërshtuese ndaj SHBA-së

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kishte prishur koalicionin me Lëvizjes Vetëvendosje dhe kishte rrëzuar Qeverinë Kurti I, për shkak të qëndrimeve e tyre në lidhje me ShBA-në.

Mustafa ka shtuar se nukishin pajtuar me politikën kundërshtuese ndaj ShBA-së, si partnere strategjike e Kosovës.

Vënia në krizë e raporteve me SHBA-të por edhe me BE-në është sfidë e madhe për Kosovën si shtet i ri dhe akoma i papërfunduar në OKB dhe i panjohur nga 5 vende të BE-së.Sa isha kryetar i LDK-së e prisha koalicionin me VV-në dhe e rrëzova Qeverinë Kurti, sepse nuk pajtohesha me politikën kundërshtuese ndaj SHBA-së, si partnere strategjike e Kosovës.” – ka thënë Mustafa për Gazetën Express.

“Rrezikova LDK-në, e cila pagoi çmimin e madh për sigurinë dhe shtetin e Kosovës. Por atëherë ishte pak më ndryshe, sepse përderisa administrata amerikane shprehte mospajtime me Qeverinë Kurti ( ku ishte edhe LDK), përfaqësuesit amerikan, gjerman, francez e britanez në Kosovë ishin me Kurtin dhe për Kurtin.” – ka thënë Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img