1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Presidenti Rugova ishte njeri i epokave

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova, ka thënë se ai gjatë jetës së tij, ka udhëhequr popullin drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke vendosur standardet më të larta në politikë.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Sot, me pikëllim dhe shumë krenari, në 11 vjetorin e kalimit të tij në amshim, e përkujtojmë Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën.

Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s’ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe.

Gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor…

“Ashtu si Presidenti Amerikan Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë njeri i epokave”, shkruante Senatori Bob Doll.

Ibrahim Rugova ishte me të vërtetë i tillë: Njeri i Epokave.

Lavdi për jetë e mot!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img