0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Posti i presidentit i takon PDK-së, nuk e pranojmë Vjosa Osmanin – s’do të gabojmë dy herë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Mustafa ka thënë se LDK ka postin e kryeministrit, LVV postin e kryeparlamentares dhe se posti i presidentit i takon partisë me radhë  më të fuqishme, që i bie PDK-së.

“Nuk e kemi diskutuar në mënyrë shprehimore çështjen e Presidentit në organet vendimmarrëse të LDK-së. Vlerësojmë se vendit dhe demokracisë i bën mirë një ndarje e lehtë e përgjegjësive më të larta shtetërore. Vetëvendosjes i takon pozita e Kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës si parti që ka dalë me një deputet më shumë se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ka Kryeministrin dhe pozita e Presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend. Por çdo gjë mund të ndryshojë me një marrëveshje të gjerë, e cila siguron pjesëmarrjen aktive të dy të tretave në votim në Parlament dhe jo vetëm vullnetin e koalicionit qeverisës apo të një pjese.

Në këtë koalicion e kemi Kryeministrin. Në qoftë se në këtë konstalacion politik dhe parlamentar nuk arrijmë të gjejmë zgjidhje dhe përfundojmë në zgjedhje të përgjithshme si pasojë e moszgjedhjes së Presidentit, atëherë hapem edhe kombinime tjera, varësisht nga rezultati i zgjedhjeve dhe koalicionet e mundshme”, ka thënë ai për syri.net.

I pyetur se a do ta pranonte Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale për presidente, Mustafa ka thënë “Jo. S’do të gabojmë dy herë”.

“Vjosën e kandiduam për kryeministre me qëllime të mira, me të tilla sikurse që edhe e lidhëm koalicionin me VV. Doli se dallimet predominuan këto qëllime. Mirë që përfundoi me kohë, si martesa e paqëndrueshme. Nuk na ka mbetur shumë dashuri për kontakte, por nuk kemi as urrejtje”, tha tutje Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img