Site icon PrishtinaPress

Mustafa për Qeverinë: Do të përngjajmë në shtet me ekonomi komuniste të tipit të Kim Jong-ut

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar në Prime Time se Qeveria e Kosovës nuk ka të dreejtë të bëjë shtetëzimin e shtetit, dhe nëse e njëjta do të vazhdoj sipas tij, vendi do të kalojë në një sistem socialist të tipit të Kubës dhe Koresë Veriore.

Mustafa ka thënë se asesi nuk duhet të bëjë shtetëzimi qeveria, në të kundërtën do të përngjajë me një ekonomi komuniste të tipit të Kim Jong-un.

“Qeveria s’ka të drejtë të bëjë shtetëzimin e shtetit, nëse fillon kështu ai duhet të bëjë shtetëzimin edhe të bankave dhe të kalojmë në një sistem socialist të tipit socialist ose të tipit të Kubës e Koresë Veriore. Ndryshe, ekonomia jonë eshtë ekonomi e tregut. Si veprimtari, qeveria mund ta bëjë, të hapë terminale të veta, por asesi të bëjë shtetëzime ekonomike sepse ato përngjajnë pastaj në një ekonomi komuniste të tipit të Kim Jong-un dhe Koresë së Veriut”, tha Mustafa në Prime Time./Prishtinapress/

Exit mobile version