Site icon PrishtinaPress

Mustafa: Për presidentin na duhet një marrëveshje që ka mbështetje në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, pas takimit me me shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, tha se kanë diskutuar çështjet për rimëkëmbje ekonomike, por jo edhe për presidentin.

Mustafa tha se në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, u duhet një një marrëveshje që siguron përkrahjen me vota në Kuvend.

“Ne jemi në një situatë ku presidentin e kemi në Hagë. E kemi shefin e partisë më të madhe atje. Kjo duhet ta ketë vëmendjen tonë. Lufta e UÇK së ka qenë e pastër dhe në duhet ta mbrojmë atë luftë. Është e drejtë që të kandidojnë anëtarët e tyre por neve na nevojitet një marrëveshje që siguron përkrahje e vota më Kuvend”, tha Mustafa.

“Ne do të mundohemi të diskutojmë në një bazë më të gjerë që siguron pjesëmarrjen e deputeteve. Që s’gjejmë zgjidhje për marrëveshje të mirë, shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Mustafa.

Ai tha se deklaratën se presidneti i takon PDK-së nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite, por se ka folur për parime.

“Nuk e di nuk mundem me u shpreh sot, duhet me qenë vendim i LDK-së, nuk është individual, nuk kemi akoma deklaratë të PDK-së që do të japin kandidatin për president të vendit. Është partia e tretë me radhë për nga numri deputetëve, është çështje e tyre por edhe e jona që duhet ta diskutojmë…Ajo që ka dalë ne media se unë kam thënë presidenti i takon PDK-së, unë se kam thënë në mënyrë eksplicite kam folë vetëm për parime, për numrin e deputetëve që kanë subjektet në kuvend”, tha Mustafa.

Exit mobile version