Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore në Podujevë mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndaj kësaj ka reaguar kreu i LDK-së Isa Mustafa.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për krye komunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na kthejnë mbrapa.
“Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na kthejnë mbrapa”, ka thënë Mustafa.
Më tej thekson se ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim, duke thënë se të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.
“Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari! Ju ftoj për një fitore të radhës së LDK-së”, ka shkruar Mustafa.
E kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, tha se fajin e ka kandidati dhe shefi i tij nga Prishtina, të cilët sipas tij gjatë gjithë këtyre ditëve nxitën e promovuan dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës.
“Nuk i fajësoj qytetarët, të cilët sot reaguan në atë mënyrë duke provokuar incident dhe duke penguar aktivitetin tonë. Fajin e ka kandidati dhe shefi i tij nga Prishtina, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve nxitën e promovuan dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës. Të tillët përherë dhunën e kishin mjetin e vetëm të veprimit politik, prandaj Llapi ndaj tyre është dhe do të mbetet refuzues”, tha ai.
Ndërkaq, Vetëvendosje në reagimi e tyre, thonë se “aktivistët e tyre janë provokuar nga banditët e Agim Veliut”.
“Bandat e Agim Veliut, të gjendura para humbjes i duan me çdo kusht provokimet e tilla me qëllim të frikësimit të qytetarëve. Por, kjo nuk do të ndodhë. Podujeva është përcaktuar për ndryshim. Bandat që kanë udhëhequr komunën tash e 20 vjet nuk do të mund ta ndalin fitoren e qytetarëve”.