Ish-kryeministri i vendit, njëherit ish-kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa ka bërë një krahasim rreth mënyrës së qeverisjes qendrore ndaj asaj lokale.
Në Doku n’Klan, ish-drejtuesi i LDK-s, u shpreh se puna e kryetarit të komunës është më e vlefshme për disa arsye, derisa në detyra të qeverisjes qendrore, ai thotë se puna që bën nuk lidhet çdoherë me individin.
”Për atë që dëshiron që të shihet puna e tij, edhe ta kujtojnë atë për veprën e tij, nuk ka punë më të rëndësishme, apo më tërheqëse dhe me të vlefshme sesa puna e kryetarit të komunës”.
”Sepse në qeverinë qendrore mund të punoj shumë, mirëpo puna nuk lidhet drejtpërdrejtë me individin”.