“Të LDK-së jemi dhe te LDK do të kthehemi”.
Kështu Besian Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e ka komentuar aderimin e Doarsa Kica-Xhelilit në LDK.
Doarsa Kica-Xhelili u largua nga Lista Guxo, ku ishte pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i LDK-së e ka quajtur Kica-Xhelilin si ndër deputetet më profesioniste në Kuvendin e Kosovës. /Prishtinapress/