Site icon PrishtinaPress

Mustafa pas takimit me Kosnettin: Zgjidhjen e jep VV-ja e jo ne!

Ende shteti ka mbetur pa institucione, ani pse kanë kaluar mbi 3 muaj, që mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, kjo si pasojë e mosgjetjes së një gjuhë të përbashkët mes dy partive që dolën më të votuarat, VV-se dhe LDK-së.

Madje, sot në zyra të LDK-së në Prishtinë u pa edhe ambasadori amerikan, Philip Kossnett, e që vizita e tij ka të bëjë pikërisht me mosarritjen e koalicionit. Derisa ky i fundit nuk ka komentuar asgjë nga takimi.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ashtu si edhe në takimet e fundit me Kurtin, ishte mjaft i prerë para mediave.

Madje, ai tha se zgjidhjen për marrëveshje e ka VV-ja e jo LDK-ja.

“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, ka thënë Mustafa duke u larguar nga selia e LDK-së.

Kujtojmë se në selinë e LDK-së sot është parë duke hyrë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker

Ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të qeverisë dhe institucioneve të reja.

Exit mobile version