-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa pa rezultate për propozimin e tij për demarkacionin edhe në takimin me Kryetarin e EPP’së

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është takur me presidentin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul me të cilin bisedoi për perspektivën evropiane të Kosovës me theks të veqantë liberalizimin e vizave. Por duket se edhe pas këtij takimi Mustafa nuk ka arritur të ketë rezultat për propozimin e tij për demarkacionin edhe në takimin me Kryetarin e EPP’së.

Joseph Daul tha se Kosova duhet t’i përfundojë proceset që mundësojnë lëvizjen e lirë.

“ Unë përsërita edhe një herë mbështetjen e EPP-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Qeveria Mustafa tashmë ka bërë një punë të mrekullueshme në këtë rrugë të rëndësishme dhe i uroj atij dhe popullit të tij të gjitha të mirat, që së shpejti ta përfundojnë këtë proces dhe të jenë në gjendje të udhëtojnë më lehtë nëpër Evropë. Do të jetë një hap i madh për rrugën e tyre evropiane!

Për më tepër ne biseduam edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, rëndësinë për të siguruar stabilitet dhe marrëdhënie të mira fqinjësore” është shprehur kryetari i EPP-së, Daul pas këtij takimi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img