Site icon PrishtinaPress

Mustafa: Nuk kam asnjë favorit për kryetar të LDK-së

Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur mbledhje me kryetarë të degëve të kësaj partie.

Pas takimit me kryetarët e degëve, kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë favorit për liderin e ri të partisë.

Mustafa para gazetarëve tha se nuk ka ende kandidaturë zyrtare për kryetar dhe se ato do të bëhen vetëm në Kuvendin e 14 marsit.

Më 14 mars 355 delegat nga 38 degë të LDK-së nëpër të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre.

Atë ditë zyrtarisht do dihet kush janë kandidatët për kryetar, njofton Telegrafi.

Exit mobile version