Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nesër do të bëj homazhe te varrezat e dëshmorëve si dhe do të marr pjesë në Tubimin Përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares.
Homazhet do të nisin nga ora 10 deri në ora 12, për të vazhduar pastaj me tubimin përkujtimor deri në ora 13.