Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po zhvillon një takim me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën – në një prej restoranteve të kryeqytetit.
Ky takim vjen në vazhdën e takimeve që po zhvillon kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili gjatë ditës së sotme ka takuar edhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.
Ndërkohë është paralajmëruar edhe një takim në mes Mustafës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Javën që shkoi kryetari i LDK-së ka takuar edhe liderin e VV-së, Albin Kurti.
Të gjitha këto takime, Mustafa po i zhvillon për të diskutuar situatën politike në vend si dhe koordinimin për shpërndarjen e Kuvendit këtë të enjte, më 22 gusht.
LDK ka përjashtuar PDK-në në këto takime, duke thënë se edhe pas zgjedhjeve nuk do të bashkëqeverisë me ketë parti.