6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa – Nagavcit: Paguhesh për ta udhëhequr arsimin, e jo për t’i rrudhur krahët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila në konferencë për media tha se “prindërit do të subvencionohen për blerjen e librave shkollorë për fëmijët”.

Nagavci tha se do të hapet mënyra e aplikimit me e-Kosova dhe se prindërve do t’u dalin mjetet në llogari bankare.

“10 ditë para se të fillojë mësimi, Ministrja e Arsimit ua paska hedhur barrën prindërve: “Bleni ju librat, e Ministria ua qet paret në bankë.” Oj Ministre! Çka do të bëjnë ata prindër që NUK kanë mundësi t’i blejnë e të presin ty deri t’ua transferosh mjetet në bankë? Pse duhet DETYRIMISHT ta hapin këta prindër një llogari bankare për ti blerë librat e fëmijëve? Çka të bëjnë prindërit e zonave rurale që duhet shpenzuar për të shkuar në qytet të hapin llogarinë? Çka të bëjnë prindërit që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë e aplikimit online? Kollaj është të i fshish duart “bëni zgjidhje vet”. Vështirë është të udhëheqësh me arsimin. Por, ti paguhesh për të udhëhequr, e jo për të rrudhur krahët”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img