2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Mogherini na garantoi për vizat, nëse miratojmë demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar vizitën e përfaqësueses së BE’së, Federica Mogherini në Kosovë. Mustafa në një status në Facebook ka bërë me dije se sot është hequr çdo dilemë se ratifikimi i demarkacionit në Kuvend liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës. “Andaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë në dorë fatin e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në BE”, ka shkruar Mustafa.

Ky është postimi i plotë i Musfatës në Facebook:

Të dashur miq,

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian/Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, hoqi çdo dilemë dhe na garantoi se ratifikimi i demarkacionit në Kuvend liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës.

Znj. Mogherini, po ashtu, e sqaroi që kemi bërë progres të konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe se ky kriter tashmë është përmbushur.

Andaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë në dorë fatin e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në BE.

120 deputetët e zgjedhur me votën tonë duhet të vendosin se a do t’i marrin parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës, a do t’i marrin parasysh garancitë e plota të SHBA-ve se shënjimi i kufirit është bërë si duhet, konfirmimet e mëpasme të komisioneve të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, apelet e BE-së e vendeve mike… apo do të zhytemi më tej në batakun e akuzave e kundër akuzave politike, duke izoluar bashkëvendasit tanë, studentët, familjet, pacientët…

Andaj, është koha e fundit t’i lemë anash interesat partiake dhe të bëjmë një hap të përbashkët historik përpara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img