Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa kanë vizituar sot policët e plagosur në aksionin në veri.
Mustafa në një postim në Facebook u ka uruar shërim të shpejt pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke shprehur mirënjohje.
Më poshtë postimi i Mustafës:
Bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj vizituam policët e plagosur sot në aksionin e institucioneve të sigurisë kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës në disa lokacione të vendit.
Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ju urova shërim të shpejtë dhe shpreha mirënjohjen time për profesionalizmin e treguar gjatë aksionit të sotëm.
Si ministër i Punëve të Brendshme mbetem i përkushtuar në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.



