2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa më 29 shtator në dy interpelanca

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me datën 29 shtator, ku kryeministri Isa Mustafa do të ketë dy interpelanca.
Ky është vendimi që është marrë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Njëra nga interpelancat e kryeministrit Mustafa është thirrur sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Kosovës.
Ndërsa interpelanca tjetër është thirrur sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img