0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Mbretëria e Bashkuar mbështetëse e madhe e progresit në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin ekzekutiv të Këshillit Britanik, Sir Ciaran Devane, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Pas takimit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe Sir Ciaran Devane, kanë nënshkruar Marrëveshje, përmes të cilës Këshilli Britanik do të menaxhoj Fondin për bursa për trashëgimi kulturore, që është krijuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila ka ndarë 250 mijë euro për 5 bursa të plota për studime postdiplomike në universitetet më të mira britanike.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, dhe drejtuesit e Këshillit Britanik, u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar në progresin e arritur.

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi lartë përkrahjen e madhe që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, duke theksuar dhe kontributin e veçantë të Këshillit Britanik, sidomos në arsim, në trashëgimi kulturore dhe në fusha të tjera.

“Mbretëria e Bashkuar, me kontributin e madh që ka dhënë gjatë kësaj periudhe, ka qenë një ndër promotorët dhe mbështetësit kryesor të progresit që është arritur në Kosovë deri më tani”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka kërkuar përkrahjen e mëtejme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Këshillit Britanik, sidomos në arsimimin e kuadrove të reja si dhe në fushën e trashëgimisë kulturore, si fushë e prioritetit strategjik të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shefi ekzekutiv i Këshillit Britanik, Sir Ciaran Devane, ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shpreh përkrahjen e mëtejme të Këshillit Britanik në fusha të ndryshme, duke përfshirë arsimin dhe trashëgiminë kulturore.

Fondi i bursave për trashëgimi kulturore, është themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të subvencionuar trajnimin dhe shkollimin e kuadrove deficitare, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale e shkencore të institucioneve të trashëgimisë kulturore.

MKRS ka ndarë 250 mijë euro për 5 bursa të plota për studime postdiplomike (Master shkencor) në Universitetet më të mira britanike si Cambridge, Oxford, UCL, York, etj.

Këshilli Britanik në Kosovë do ta menaxhojë të gjithë procesin e aplikimit dhe përzgjedhjes së përfituesve të këtyre bursave, në koordinim me institucionet përkatëse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img