Nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, u mbajt sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve përkatëse në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit për media të Kryeministrisë, në mbledhje, u diskutua për gjendjen e sigurisë në vend dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur sigurinë dhe rendin kushtetues në vend.