Site icon PrishtinaPress

Mustafa mbledh deputetët e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do t’i vazhdojë takimet me strukturat e partisë.

Të nesërmen ai do ta takojë Grupin Parlamentar të LDK-së.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë partia.

“Nesër (e hënë), më datë 14 janar 2019, në orën 12:00, mbahet mbledhje me Grupin Parlamentar të LDK-së. Mbledhjen e kryeson kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa dhe mbahet në Hotel Sirius”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK-ja nuk ka dhënë sqarime të tjera, se për çfarë është thirrur takimi mes kreut të partisë dhe deputetëve.

Exit mobile version