0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Mbështetja amerikane për shkak të besimit ndërmjet dy shteteve

Kryeministri i Kosovës Isa Musafa thotë se lajmet e mira për Kosovë për mbështetje nga Administrata e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara Donald Trump janë të pritura, për shkak të besimit reciprok në të cilin është i bazuar partneriteti në mes të dy vendeve.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Të dashur miq,

Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i bazuar në besimin reciprok ndërmjet njerëzve dhe elitave të të gjitha orientimeve politike, i krijuar dhe sprovuar për dhjetëra vjet me radhë.

Përkrahja e pazëvendësueshme amerikane ishte vendimtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Populli i Kosovës është botërisht i njohur si populli më proamerikan në glob.

Andaj, lajmet e mira që na vijnë nga administrata amerikane nën lidershipin e Presidentit Trump janë të pritura dhe të nevojshme për të rikonfirmuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve.

Prania e KFOR-it amerikan në Kosovë është garanci e stabilitetit në krejt rajonin, ndërkaq formimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim me SHBA-të dhe vendet tjera mike në kuadër të NATO-s, do të jetë faktor i fuqishëm për rujtjen e paqes dhe ballafaqimin me sfidat rajonale e globale me të cilat mund të ballafaqohemi së bashku me vendet demokratike.

Sekretari Amerikan i ri i Mbrojtjes, James N. Mattis ka thënë se NATO do të qëndroj në Kosovë për aq sa ka nevojë.

Sipas tij FSK duhet të shndërrohet në ushtri. Ai e ka mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img